Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj në Prizren. Vdekja e së cilës po konsiderohet e dyshimtë nga Policia e Kosovës. 

Viktima është gjetur e vdekur në banesën e saj gjatë mesditës së të hënës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KosovaPress

Read Previous

Rajoni i Prishtinës vazhdon të mbetët pa ujë

Read Next

Shqiptohen 592 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19