Një grua dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Sopot të Gjakovës, ku një grua dyshohet se ka privuar veten nga jeta.

Sipas Policisë, viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët të cilët kanë njoftuar Policinë, ndërsa në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e 51-vjeçares.

Lajmin për Mediumin Syri e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot kemi pranuar informatë se në fshatin Sopot-Gjakovë, familjarët kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1972. Në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore. Është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Read Previous

Joseph: Cilat janë pasojat ndaj Serbisë për marrëdhënien e saj me Rusinë?

Read Next

Sveçla pas takimit me kryetarin e Leposaviqit: Jemi të bindur se do t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë