Balla: Kuvendi të dënojë dhunën e protestuesve kundër policëve
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur dy aktakuza të ndara ndaj shtetasve M.M. dhe A.B., të cilët akuzohen për përhapje të urrejtjes ndërfetare dhe nxitje të mosdurimit, përmes veprimtarive publike dhe përdorimit të rrjeteve sociale.
Sipas aktakuzës së paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, M.M. dyshohet se ka përdorur rrjetin social “Facebook” për të publikuar materiale me përmbajtje ekstremiste, duke bërë thirrje për dhunë kundër hebrenjve dhe të krishterëve. Ai gjithashtu ka shpërndarë foto dhe video të personave të radikalizuar, duke promovuar propagandën e ngjashme me atë të organizatës terroriste ISIS.
Ndërkohë, i akuzuari tjetër, A.B., me profilin “Ubejdullah Abu Suhejla” në Facebook, akuzohet se që nga viti 2019 e deri më 22 maj 2025 ka shpërndarë vazhdimisht përmbajtje që nxisin urrejtje fetare dhe ideologji ekstremiste. Ai thuhet se ka bërë thirrje për zbatimin e ligjeve të Sheriatit dhe për kundërshtimin e sistemit demokratik dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Në deklaratën zyrtare, Prokuroria Speciale theksoi se veprimet e të akuzuarve përbëjnë rrezik serioz për rendin publik, harmoninë ndërfetare dhe vlerat demokratike në vend. Institucioni prokurorial shtoi se mbetet i përkushtuar në identifikimin, hetimin dhe ndjekjen penale të çdo forme të nxitjes së ekstremizmit dhe urrejtjes që dëmton bashkëjetesën në Kosovë.
Procesi gjyqësor ndaj të dy të akuzuarve pritet të nisë në javët në vijim. /Reporteri.net/