Prokuroria Themelore në Gjakovë ngre aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve me inicialet D.N. dhe E.Q.


Sipas aktakuzës ndër të tjera ceket se të pandehurit, në cilësi të personave zyrtarë – inspektorë të ATK-së, në dy raste të ndryshme gjatë vitit 2022 në Gjakovë, në bashkëveprim kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh, me qëllim që të mos veprojnë në përputhje me detyrat e tyre zyrtare.

Sipas aktakuzës, në të dy rastet, të pandehurit në bashkëveprim kanë kërkuar dhe pranuar shumën prej 300 eurosh, për secilin rast.

Me këto veprime, të pandehurit D.N. dhe E.Q., në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi,  kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale që u vihet në barrë, si dhe t’u shqiptohet dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Read Previous

Oda Ekonomike Amerikane diskuton për gazin amerikan dhe sigurinë energjetike në Kosovë