Nesër përfundon dëgjimi i dëshmitarit të katërt ndaj gjykimit të Salih Mustafës

Edhe sot ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

Seanca ka vazhduar me pyetjet e avokatit mbrojtës të Mustafës dhe pyetjet shtesë të prokurorisë, të cilat kanë vijuar të mbyllura për publikun.

Në fund të seancës, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ka njoftuar se dëgjimi i dëshmitarit të katërt do të vazhdojë nesër, kur pritet të përfundojë marrja në pyetje e tij.

Transmetimi i seancës ka pasur probleme teknike çka edhe e ka bërë të pamundur ndjekjen e pjesëve të para.

Dëshmitari i katërt i ZPS-së, i cili mban kodin W03594, ka filluar të dëgjohet më 12 tetor dhe ka deklaruar se nga dy persona me maska është dërguar në një objekt mbajtjeje në Zllashë ku, sipas tij, ka marrë trajtim çnjerëzor.

Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në paraqitjen para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./GazetaSinjali

Read Previous

NATO: Aksioni në veri, veprim për vendosjen e ligjit

Read Next

Barcelona duhet t’i paguajë edhe 42 milionë euro Liverpoolit për Coutinho