Nesër përcaktohen finalistët e Kupës së Kosovës në futboll

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja mes Dritës e Prishtinës ka vëmendjen kryesore për shkak se të dy ekipet hyjnë në këtë sfidë si të  barabarta pasi ndeshja paraprake në Lipjan ka përfunduar pa gola e pa fitues.

E përballja tjetër gjysmëfinale që luhet po të mërkurën është derbi lokal mes Ballkanit e Suharekës.

Ballkani është duke e synuar këtë edicion titullin e tretë radhazi në Superligë, ku janë të parët në tabelë, ndërsa, Suhareka po shkon sigurt drejt titullit kampion dhe sigurimit të Superligës për stinorin e ardhshëm.

Të dy ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të mërkurën nga ora 15:00.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Dyshohet se spiunon për Kinën, arrestohet ndihmësi i eurodeputetit gjerman

Read Next

​Nis takimi në mes anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe delegacionit të Çekisë