Negociatat Shqipëri – BE, Lajçak: Problemi qëndron brenda unionit

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur me negociatat e anëtarësimit në BE.

Sipas tij problemi qëndron brenda unionit.

“Unë duhet ta pranoj ama me sinqeritet që problemi qëndron me palën tonë – me Bashkimin Evropian – pasi ne nuk kemi ende konsensus me të gjithë bllokun”, tha diplomati.

Lajçak theksoi se janë duke punuar shumë për ta pasur këtë bashkim mes vendeve anëtare.

/Euronews Albania/

Read Previous

Goli ndaj Man Utd votohet si më i miri i sezonit te Arsenali, Granit Xhaka falënderon tifozët

Read Next

114 ditë luftë në Ukrainë