Ekspozita, Cakolli: S’bëhet fjalë për gabim, por deformim në përputhje me propagandën serbe
Në mesin e 8 qendrave për aftësimin profesional në të gjithë Kosovën, është edhe ajo në komunën e Gjakovës në të cilën ofrohen programe të ndryshme të aftësimeve profesionale. Të gjitha kabinetet janë të pajisura me resurset e nevojshme, e që bëjnë të mundur krijimin e një ambienti pune, thekson Arbër Zhubi, Udhëheqës i Qendrës për aftësime profesionale në Gjakovë.
Zhubi tutje shton se profesionet me më së shumti interesim nga qytetarët janë: parukeria, energjetika, saldimi, si dhe vetëpunësimi.
Vlen të ceket se pas trajnimeve këtu në Qendrën e aftësimit profesional pjesëmarrësit praktikën e vazhdojnë nëpër ndërmarrje të ndryshme si dhe pajisen me certifikata të cilat njihen ndërkombëtarisht, shtoi udhëheqësi i kësaj qendre.