Arrestohet një person në Gjakovë, i dyshuar për organizim të lojërave të fatit

Një person është arrestuar në komunën e Gjakovës nën dyshimin se i njëjti po merrej me veprimtari të kundërligjshme, organizimin dhe zhvillimin e “Lojërave të fatit”. Njësitë policore pas kontrollave dhe hetimeve në një lokal të një ndërtese në rrugën “Nënë Tereza” në qytetin e Gjakovës kanë vërejtur se po zhvillohen lojëra të fatit. Këtë e ka bërë të ditur shefi i sektorit të hetimeve pranë stacionit policor në Gjakovë, Kapiten Emin Hoxhaj i cili tutje ka theksuar se gjatë kontrollit si prova materiale janë konfiskuar edhe paisjet elektronike, saktësisht 5 aparate apex.

Neni 294 i ligjit në fuqi ndalon organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Konform kësaj policia e Kosovës dhe njësia e hetimeve në vazhdimësi po zhvillojnë operacionet për të parandaluar këtë dukuri negatibe ka thënë tutje Kapiten Hoxhaj.

Read Previous

Në QAP ofrohen trajnime dhe certifikime në 8 profesione

Read Next

MASHTI merr vendim për nxënësit e shkollave të cilat do të shërbejnë të dielën për vendvotime