Në mesditë, rritet numri i votuesve

Numri i qytetarëve që po dalin për të votuar është dukshëm më i madh se në orët e para të mëngjesit.

Qytetarja, Didare Arapi theksoi se edhe pse jeton tash e 30 vite jashtë Kosovës, ajo ka ardhur këtu vetëm për të votuar.

Agim Haxhija potencoi se vota është obligim i secilit qytetar.

Edhe Shkelzen Goqi theksoi se secili qytetar duhet të votojë, dhe shpreson që e ardhmja të jetë më e mirë për të gjithë.

Vlen të theksohet se që nga fillimi i procesit të votimit e deri tani nuk është raportuar asnjë incident.

Read Previous

Voton 103 vjeçarja, “Ndihem si vajzë e re”

Read Next

Reagon ShKSUK-ja, kërkon që t’iu mundësohet pacientëve që të votojnë