Në 23 vjetorin e rënies rivarrosen dëshmorët e Morinës

Në 23 vjetorin e rënies heroike janë rivarrosur dëshmorët e rënë në Morinë të komunës së Gjakovës.Ceremonia e rivarrimit u bë me nderime ushtarake në prani të familjarëve, shumë ish-bashkëluftëtarëve dhe shokëve të idealit.Mes lotëve familjarët thanë se në këtë ditë kujtojmë edhe njëherë, se sa e shtrenjtë dhe me vlerë është liria të cilën po e jetojmë sot, e do ta gëzojnë brezat e ardhshëm.

Gjaku i këtyre dëshmorëve solli lirinë, por amaneti I tyre nuk ka shkuar ende në vend. Kështu thanë të tjerë familjarë të cilët u shprehën të indinjuar me punën e qeverive të deritanishme.

Të pranishëm në këtë ceremony ishin edhe përfaqësues të insitutcioneve qendroe dhe lokale. Me këtë rast kryetari I komunës Ardfian Gjini tha se kjo ditë jo vetëm që zgjon kujtimet për të rënët për liri, por është në vetvete një krenari për familjet, për Morinën dhe për gjithë Kosovën.

Në anën tjetër kryetari në detyrë i OVLUÇK-së, Faton Klinaku tha se dëshmorët dhe heronjët nuk paten fatin që të përjetojnë lirinë por ata me vetëdije të plotë u bënë themel i lirisë.

Muhamet Ukshini, Shkelzen Syla, Blerim Ukshini, Sylejman Abdyli, Nezir Elezaj, Ahmet Pulatani, Arben Ukshini, dhe Ymer Bytyqi janë tetë dëshmorët e rënë në fushëbetejën e zhvilluar në zonën e Morinës. Këta luftëtarë të lirisë ishin shembull, të vendosur, shumë guximtar dhe të betuar për të luftuar deri në frymën e fundit.

Read Previous

Tinka Kurti zgjedhet kryetare e Grupit të Grave Deputete

Read Next

​Cilat janë shkaqet e deformimit të gishtave?