Ndizen dritat e festave të fundvitit në Novosellë të Epërme

Kur kanë mbetur edhe 20 ditë deri më vigjilje të festës së Krishtlindjeve, në fshatin Novosëllë e Epërme është bërë ndezja e dritave, që tashmë është shëndrruar në një traditë të këtij fshati.

Famullitari i kishës së Shën Rrokun në këtë Fshat, Don Izak Doda, tha se kjo kohë shënon një kohë përgatitje jo vetëm nga ana e jashtme por edhe nga ana shpirtërore. Doda gjithashtu uroi që vitin e ardhshëm këto festa të festohen pa pandemi.

Përveç banorëve që ishin mbledhur për të pritur ndezjen e dritave, në mesin e tyre ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili uroi të gjithë besimtarët që e kremtojnë festën e Krishtlindjes.

Që puna dhe vullneti për zbukurimin e fshatit nuk ka munguar, na tha një nga banorët që kishte kontribouar që fshati të kishte një atmosferë festive gjatë këtyre ditëve të festës.

Që kjo festë shpirtërore për besimtarët e krishterë të festohet vitin e ardhëm pa pandemi e në bashkësi ishte urimi që përcollën banorët që kishin ardhur për të parë shfaqjen e dritave

Fotografia e përbashkët e përmbylli mbrëmjen e ndezjes së dritave në Novosellë të Epërme, përmes së cilës u dha mesazhi që të festohet kujdesshëm, e me një zemër plot.

Read Previous

FSK po trajnohet nga instruktorët e forcave turke (Foto)

Read Next

U mbajt edicioni i 15-të i festivalit mbarëkombëtar i këngës për fëmijë “Lyra Fest”