“Na etiketojnë si favoritë dhe ne sigurisht që nuk e refuzojmë”, Pedri përpara Kupës së Botës 2026

Mesfushori i Spanjës, Pedri, shprehu mendimet e tij mbi fitoren 3-1 kundër Perusë në miqësoren e fundit përpara Kupës së Botës, gjatë së cilës ai gjeti edhe rrjetën, si dhe nivelin e besimit të ekipit përpara turneut.

Spanja po cilësohet si njëra nga kombëtaret favorite për ta fituar Kampionatin Botëror, së bashku me Francën, teksa pas tyre vijnë edhe Argjentina, Anglia, Portugalia dhe Gjermania.

Epiteti i favoritit nuk është se nuk po i pëlqen lojtarëve të Spanjës dhe njëri nga ta është Pedri, i cili nuk e refuzon këtë epitet.

“Ata na etiketojnë si favoritë dhe ne sigurisht që nuk e refuzojmë këtë. Ndihemi si një ekip shumë i mirë, por duhet ta provojmë këtë”, ka thënë fillimisht Pedri.

“Ishte një ndeshje për të kuptuar gjërat përpara Kupës së Botës dhe mezi pres atë ndeshje”.

“Është gjithmonë bukur t’i dëgjosh të brohorasin emrin tënd. Nuk e dija që më donin kaq shumë këtu, dhe është shumë bukur”, përfundoi ylli i Barcelonës.

Ndryshe, Spanja do të përballet me Kepin e Gjelbër më 15 qershor në ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës. /Telegrafi/

Read Previous

Trumpi thotë se ishin afër një marrëveshjeje me Iranin

Read Next

27 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit