Moti në Gjakovë – Parashikimi për ditët në vijim

Dita e sotmë është karakterizuar nga moti i ndryshueshëm dhe temperatura e cila ka lëvizur nga 5 deri në 11 gradë celsius.

Nesër temperatura do të variojë nga 0 deri në 10 gradë celsius e moti do të karakterizohet nga reshjet e shiut.

Të prëmtën pritet temperatura më e ulët e kësaj jave e cila do shënohet më minus një gradë celsius deri në 11 gjatë ditës ndërkohë që priten rreze të diellit e mot i vranët kohë pas kohe.

Fundjava do karakterizohet nga reshjet e shiut e temperaturë deri në 7 dhe 9 gradë celsius.

Ndërkaq për të hënën dhe të martën e javës së ardhshme parashihen reshje shiu e temperatura më e lartë do të arrijë në 7 dhe 8 gradë celsius.

Read Previous

Scholz: Gjermania do t’ia dalë të përballojë krizën e shkaktuar nga Rusia

Read Next

Unai Emery kërkon Vedat Muriqin te Aston Villa