Modric: Kam fituar gjithçka në karrierë, ëndrra ime është ta bëj këtë edhe me Milanin

Luka Modric foli për Milanin dhe shpalosi ëndrrën e Champions League:

“Kam fituar gjithçka në karrierë, tani dua ta bëj edhe me Milanin. Kur nuk heq dorë kurrë, gjithçka është e mundur. Kam ardhur këtu për të fituar, rikthimi në Champions është objektivi minimal, por shpresoj të bëj më shumë”.

Mesfushori kroat, protagonist i pjesës së parë të sezonit me kuqezinjtë, tregoi se edhe në moshën 40-vjeçare ka uri për suksese dhe dëshirë si një djalë i ri:

“Jam te një klub i madh dhe historik, skuadra ka shumë talente, trajneri është fitues. Është një rrugëtim i gjatë, por kam pritshmëri të mëdha”.

Pasioni për Milanin i lindi qysh fëmijë:

“Jam rritur me mitin e Boban, por edhe të Maldini, Kakà, Pirlo, Seedorf…” Për Serie A: “Niveli është shumë i lartë. Nuk ka kaq rivalë të fortë në kampionatet e tjera të mëdhenj; Juve, Inter, Napoli, Lazio, Roma…”

Kroati po përjeton në “San Siro” emocione të reja:

“Stadiumi ‘Bernabeu’ ka qenë special për mua, por ‘San Siro’ është një stadium me histori. Ancelotti më tha që do të ndihem mirë, ai është një nga më të mëdhenjtë”. /Telesport.al/

Read Previous

​Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga mbreti Charles me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit

Read Next

Uber u ofron shoferëve amerikanë 4,000 dollarë për të kaluar në automjete elektrike