Mirret vendimi: Nga 19 prilli nxënësit kthehen në shkolla

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teklologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se nga 19 prilli në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitat, mësimi do të bëhet pa kufizime për pjesmarrje fizike të nxënësve në shkolla.

Nagavci ka shtuar se komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.

Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore. Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë”, ka shkruar në Facebook Nagavci.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore.

Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve. Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë. Shëndet e suksese!”, ka njoftuar ministrja./Gazeta Sinjali/

Read Previous

Për 24 orë policia shqiptoi 915 gjoba qytetarëve për mosrespektim të masave antiCOVD-19

Read Next

Përfitimet e panjohura të çokollatës/ Vlerat për tensionin dhe trurin