Miratohet draft-strategjia e mbrojtjes së Kosovës

Qeveria e Kosovës miratoi sot draft-strategjinë e mbrojtjes së Kosovës.

Në mbledhje u tha se në këtë dokument do të përcaktohen objektivat kryesore për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit, modernizimin e kapaciteteve ushtarake, bashkëpunimin bilateral, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, etj.

“Kosova do të jetë kontribuuese rajonale e sigurisë dhe pjesëmarrëse në operacionet ndërkombëtare mbështetëse humanitare dhe paqësore në përputhje me aspiratat tona të anëtarësimit në NATO”, tha kryeministri Albin Kurti.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se objektivat në draft-strategjinë e mbrojtjes janë bazuar në interesat shtetërore në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

Ai tha se kjo strategji ofron drejtimin kryesor për organizimin e sistemit të mbrojtjes për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj  Kosovës. 

/Telegrafi/

Read Previous

TikTok-u ngriti padi ndaj shtetit amerikan Montana për ndalimin e aplikacionit në vend

Read Next

Sot shënohet përvjetori i hapjes së institutit të parë femëror në Shqipëri