Ministrja e jashtme e Shqipërisë uron shërim të shpejtë për ushtarët e KFOR-it: Dënojmë dhunën

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka uruar shërim të shpejtë për ushtarët e KFOR-it që u plagosën pas përplasjes me protestuesit serbë.

Sipas saj dhuna ndaj tyre dhe ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë.

“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”, u shpreh Xhaçka.

Ndërkohë, NATO i ka cilësuar të papranueshme sulmet ndaj KFOR-it, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të angazhohen në dialog e të heqin dorë nga veprimet që nxisin dhunë.

/Telegrafi/

Read Previous

Kurti bisedon me kryediplomatin italian dhe të dërguarin britanik, Peach: Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste

Read Next

KFOR: Të hënën në veri u plagosën 30 ushtarë, palët të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi