• 28 May, 2022

Ministria e Kulturës rishpall konkursin për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur edhe një herë tjetër konkursin për drejtor të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Rishpallja e konkursit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar është publikuar të premtën nga MKRS-ja, derisa është bërë e ditur se ai konkurs do të jetë i hapur nga data 8 janar deri më 22 janar të vitit 2022.

Personat që aplikojnë për këtë konkurs duhet që të kenë së paku shtatë vite përvojë pune profesionale dhe gjithashtu katër prej tyre në ndonjë pozitë udhëheqëse apo drejtuese.

Problemet në TKK kanë vazhduar ndër vite, derisa drejtori i kaluar Agim Sopi fillimisht ishte shkarkuar jashtëligjshëm, për t’u rikthyer përsëri në pozitën e tij.

Më pas, më 18 janar të vitit 2020, Sopit i kishte skaduar përfundimisht kontrata e tij.

Regjisori Naser Shatrolli ishte zgjedhur si drejtor i përkohshëm në nëntorin e vitit të kaluar, derisa më pas ishte konkluduar se zgjedhja e tij si drejtor ishte në shpërputhje me ligjin.

Përkundër kësaj dhe ankesave të vazhdueshme, zyrtari i Ministrisë së Kulturës, vazhdon të jetë në krye të TKK-së. /KultPlus.com

Naser Shatrolli zgjidhet drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës - Dardania  Press

Read Previous

Policia evakuon familjet e bllokuara nga bora e madhe në Bjeshkët e Rugovës

Read Next

TV SYRI shpall konkurs