Ministria e Financave hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

Ministria e Financave ka njoftuar se më 25 tetor do të mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë.

Në komunikatën e kësaj ministrie bëhet e ditur se do të emetohen Obligacione me maturitet në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Klankosova.tv/

Read Previous

Hapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë

Read Next

Schneeberger: Edhe nëse kishte gabim në përkthim, Macron kërcënoi Kosovën me vizat