Ministria e Financave: ​Përfituesit e skemave pensionale duhet të lajmërohen për verifikim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pas lehtësimit të masave dhe zbutjes së situatës pandemike, ka njoftuar se të gjithë përfituesit e skemave pensionale, në veçanti, që gradualisht ka filluar me procesin e lajmërimit të përfituesve të skemave pensionale, me qëllim të verifikimit.

Sipas MFPT-së, në fazën e parë, kërkohet që përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive të paraqiten në objektet e Departament të Pensioneve në regjionet ku jetojnë.

“Lajmërimet do të bëhen në orarin dhe kategorizimin si në vijim: Nga data 21 qershor deri më datën 15 korrik 2022 do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që nuk janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19; Nga data 18 korrik deri më datën 31 gusht do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19. Në rastin e paraqitjes, pensionistët duhet të prezantojnë faturat e rrymës të vendbanimit të tyre. Në rast të qëndrimit me qira, së bashku me faturën e rrymës duhet të prezantohet edhe kontrata e qirasë”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Read Previous

Mbledhja e dy qeverive, pritet të nënshkruhen 19 marrëveshje

Read Next

Sezoni i Premier League nuk ka filluar ende, por tashmë është vendosur një rekord i ri