Mbledhja e dy qeverive, pritet të nënshkruhen 19 marrëveshje

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë sot do të nënshkruhen 19 marrëveshje.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve do të jetë në ora 12:30.

Deri tani gjithçka është bërë gati për të filluar pritja e delegacionit të Shqipërisë në krye me kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet, ku delegacioni i qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, derisa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Edi Rama nga kryeministri Albin Kurti.

Mbledhja e dy qeverive do të fillojë në orën 11:15, teksa më pas është planifikuar një konferencë për shtyp.

Ndryshe, mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan, ku ishin nënshkruar 13 marrëveshje.

Këto janë 19 marrëveshjet që do të nënshkruhen:

Protokolli Teknik i Pikës kufitare Vërmicë – Morinë.

Marrëveshje Administrative për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Protokolli Teknik i Trafikut Lokal Kufitar.

Memorandum Bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e Gjendjes Civile.

Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës për Bashkëpunim mbi Zhvillimin e Terminalit LNG të Vlorës.

Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës për Krijimin e një Platforme të Përbashkët Digjitale të Informacionit dhe Promovimit Turistik.

Marrëveshje Bashkëpunimi në Fushën e Zbatimit të Programeve të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Ndërmjet: Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshje për studimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri – Kosovë.

Propozim për ngritjen e Grupeve të përbashkëta të Punës për Studim, Vlerësim dhe Hartim të Projekt-Marrëveshjes për Bashkimin Doganor.

Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për Bashkëfinancimin e Studimit të Fizibilitetit për Ndërtimin e Linjës Hekurudhore Durrës – Prishtinë.

Marrëveshje Bashkëpunimi për Shkëmbim Përvojash në Proceset Teknike Ndërmjet: Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Pranimin e Studentëve në Institucionet e Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Marrëveshje për Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetësisë për Shërbimin e Ndërsjellët Ndërkufitar Ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Kosovës për Produktet Medicinale, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Marrëveshje Ndërmjet Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në Fushën e Rinisë.

Marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit madhor albanologjik “Enciklopedia Shqiptare”.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në fushën e Kërkim-Shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Scholz: Është i nevojshëm vazhdimi i dialogut me Putinin

Read Next

Ministria e Financave: ​Përfituesit e skemave pensionale duhet të lajmërohen për verifikim