Ministri Latifi: Krijimi i Universitetit Mjekësor i domosdoshëm

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, vizitoi Universitetin Mjekësor të Vjenës ku u takua me zv. Rektor për Çështje Klinike, Prof. Dr. Oswald Wanger

Në këtë takim ministri Latifi shprehu interesimin për bashkëpunim dhe njëkohësisht mbështetje për transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës, duke veçuar riorganizimin e shëndetësisë dhe duke krijuar Universitetin Mjekësor të Kosovës.

Për këtë çështje dhe shumë të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor, ministri Latifi prezantoi shtatë shtyllat e transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, dhe krijimin e 14 Qendrave të Ekselencës, dhe 22 subspecializime për më shumë se 50 ekspertë shëndetësor nga Kosova, për të cilat mori mbështetje nga nikoqiri i takimit, Prof.Dr. Wagner.

Duke e ditur se Kosova ka një popullatë të re dhe shumë ambicioze në shkencë, ministri Latifi kërkoi përkrahje nga z. Wagner që gjeneratat e tilla të trajnohen në Vjenë për hulumtime shkencore dhe profile tjera.

Ndërkaq, Prof. Dr. Wagner ofroi mbështetjen e parezervë për të ndihmuar ministrin Latifi në implementimin e transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, e që ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët. 

/Telegrafi/

Read Previous

Mbi 2 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti

Read Next

Gjyqtarët nga Kosova do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ruzomberok – Riga