Milionat e NBA, ylli i Golden State më i paguari i seoznit të ri

Mar 16, 2022; San Francisco, California, USA; Golden State Warriors guard Stephen Curry (30) warms up before the start of the game against the Boston Celtics at the Chase Center. Mandatory Credit: Cary Edmondson-USA TODAY Sports/Sipa USA – Photo by Icon sport

Edhe pse LeBron James është basketbollisti që ka përfituar më tepër në histori nga kontratat e firmosura, më i paguari për sezonin 2022-2023 në NBA do të jetë Stephen Curry. Falë rinovimit në vitin 2021, ylli i Golden State Warriors do të përfitojë thuajse 48,1 milionë dollarë në këtë sezon.

Kjo nuk është vetëm paga më e lartë sezonale në basketbollin amerikan, por edhe më e larta në historinë e NBA. Kërri është gjithashtu sportisti i vetëm që ka firmosur dy rinovime kontrate me vlerë mbi 200 milionë dollarë.

Ai ndiqet nga dyshja e Lakers, Russell Westbrook dhe LeBron James, teksa Bill dhe Kevin Durant pozicionohen disi më poshtë. Top 10 e basketbollistëve më të paguar në këtë sezon mbyllet nga Xhon Woll i Clippers, me pagë afro 40,9 milionë dollarë në sezon.

/A2News/

Read Previous

Fituan 500 mijë euro në lotari 10 vite më parë, sot duhet të kthejnë paratë

Read Next

Shteti në hall, të rinjtë e këtij vendi nuk pinë alkool