Miliarderët e produkteve ushqimore dhe të energjisë janë 453 miliardë dollarë më të pasur se dy vjet më parë

Pasuria e miliarderëve të produkteve ushqimore dhe energjisë është rritur me 453 miliardë dollarë gjatë dy viteve të fundit për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe mallrave gjatë pandemisë dhe luftës së Vladimir Putin në Ukrainë, ka zbuluar një raport nga Oxfam, konfederatë e 21 organizatave të pavarura të bamirësisë që përqendrohen në zbutjen e varfërisë globale.

Cargill, një nga tregtarët më të mëdhenj të ushqimit në botë, tani numëron 12 anëtarë të familjes si miliarderë, nga tetë para pandemisë.

Familja Cargill, së bashku me tre kompani të tjera, kontrollon 70% të tregut global të bujqësisë./AnabelMedia/

Read Previous

89 ditë luftë – Si është situata në Ukrainë

Read Next

Shkencëtarët dokumentojnë se si dukej Antartiku miliona vite më parë