Mentor Xhemali, ikona e muzikës operistike shqiptare

Mentor Xhemali ka hyrë në histori si një nga kolosët që themeluan TKOBAP.

Ai lindi më 12 Maj të vitit 1924. Një nga ikonat e muzikës operistike shqiptare. Mentor Xhemali, Artist i Popullit, do të mbetet një nga figurat më të shquara të artit vokal.

Ai mbetet një nga basët më të mëdhenj, një zë i ngrohtë, i dashur për të gjithë, një emër i nderuar i artit dhe muzikës shqiptare.

Ndër interprentimet e tij mbresëlënëse në opera veçohen rolet në operat: “Nusja e shitur”, “Traviata”, “Jolanda’, “Berberi i Seviljes’, “Aleko”, “Eugjen Onjegin”, e shumë role të tjera të spikatura.

Pjesëmarrja e tij në koncerte jashtë atdheut ka qenë e shumtë dhe mbresëlënëse si në: ish-Jugosllavi, ish-Bashkimin Sovjetik, Poloni, Gjermani, Çeki, Hungari, Bullgari, Austri, Finlandë, Kubë, Turqi, Kinë, etj.

Sa herë do përmendet emri i tij do kujtohet kënga madhore “Për ty Atdhe”. / atsh / KultPlus.com

Read Previous

Power: Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të çojë në njohje të ndërsjellë

Read Next

Republikanët kundër Trump: Nuk do ta mbështesim