Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët

Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente në këtë aset të trashëgimisë kulturore.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, mbyllja do të zgjasë rreth dy javë dhe nis nga sot.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Ministria ka bërë të ditur se masa është ndërmarrë me qëllim të krijimit të kushteve të sigurta për vizitorët dhe punëtorët gjatë zhvillimit të punimeve.

“Për çdo ndryshim lidhur me afatin e mbylljes dhe rihapjen e kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Read Previous

Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 615.7 milionë euro gjatë korrikut

Read Next

Oqeanet e botës nuk kanë qenë kurrë më të ngrohta