Mbi 23 mijë adresa IP të cenueshme, rrezik për sulme kibernetike

Me qëllim parandalimin e prekjes nga sulmet, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike analizoi IP-të, portat lidhëse të pajisjeve teknologjike në internet në vend. AKCESK raporton se ka gjetur plotë 23 mijë e 359 IP të cenueshme, gati gjysma e të cilave në shkallë kritike. Ndaj telefonave, tabletave apo kompjuterëve të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve në vendi pati rreth dy milionë përpjekje për sulme kibernetike gjatë vitit të shkuar.

Rënia e “shtetit digjital” dy vite më parë, bashkë me përpjekjet e vijueshme të Iranit për sulme kibernetike, kthyen vëmendjen e të gjithëve si kurrë më parë te siguria digjitale. Me qëllim parandalimin e prekjes nga sulmet, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike analizoi IP-të, portat lidhëse të pajisjeve teknologjike në internet në vend. AKCESK raporton se ka gjetur plotë 23 mijë e 359 IP të cenueshme, gati gjysma e të cilave në shkallë kritike.

Mbi 23 mijë adresa IP të cenueshme, rrezik për sulme kibernetike

“IP të cenueshme janë IP normalisht publike të cilat nga testet e bëra nga AKCESK kanë rezultuar me vulnerabilitete të ndryshme. Janë kontrolle që kryhen për të identifikuar porta të hapura që në fakt nuk do të duhet të jenë të hapura”, thotë eksperti IT Erion Demiri.

Edhe më i lartë është numri i IP-ve të cilat mund të preken nga programe keq-dashëse. Sipas AKCESK janë mbi 151 mijë të tilla. Pjesa më e madhe  tyre, 62 për qind rrezikohen nga sulmet e quajtura Avalache-Andromeda, ndekur nga ato Sysemz, Adload, Android hummer, Qakbot dhe Downadup.

Mbi 23 mijë adresa IP të cenueshme, rrezik për sulme kibernetike

“Programet keqdashëse janë programe të ndryshme. Janë “viruse” të ndryshme ttë cilat kanë evuluar deri në llojin e sulmeve Ransomware. Kërcënimet Malware janë kërcënime të kohëve të fundit”, thekson Demiri.

Ndaj telefonave, tabletave apo kompjuterëve të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve në vendi pati rreth dy milionë përpjekje për sulme kibernetike gjatë vitit të shkuar.

Mbi 23 mijë adresa IP të cenueshme, rrezik për sulme kibernetike

“Nga ana matematike. Sulmet kibernetike janë në rritje. Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Sulmet kibernetike janë pararojë e sulmeve konvencionale” , shprehet eksperti.

Për hapje të profileve false në rrjetet sociale kryesisht të vajzave, vjedhje të të dhënave të bizneseve dhe përpjekje për ndërhyrje në sisteme kompjuterike të institucioneve, vitin e shkuar u proceduan penalisht 287 vetë./a2news/

Read Previous

Çfarë po ndodh në botë?

Read Next

Asambleja Parlamentare i jep dritën e gjelbër anëtarësimit të Kosovës në KiE