Çfarë po ndodh në botë?

New York/ Të shtëna me armë: Vriten 3 persona

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tre persona: Një oficer policie, një sherif dhe sulmuesi i armatosur kanë bërë një shkëmbim zjarri, duke vdekur të tre. Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 20:00, në lagjen “Liverpool”. Patrulla e policisë ka ndjekur një makinë që po arratisej prej tyre. Oficeri dhe sherifi ndoqën makinën dhe kërkuan ndihmë nga zyra e sherifit, kur kuptuan se sulmuesi mund të ishte i armatosur.

Makina, më pas, ndaloi në një oborr dhe personi i armatosur hapi zjarr ndaj efektivëve, të cilët iu kundërpërgjigjën, duke e çuar ngjarjen në pasoja fatale.

Shefi i ushtrisë izraelite: “Do t’i kundërpërgjigjemi Iranit”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, i cili dërgoi rreth 500 dronë në territorin izraelit. Shefi i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, u shpreh se Izraeli po shqyrton hapat që do të ndërmarrë, por u sigurua të theksonte se Izraeli do të kundërpërgjigjej.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të vendit, me qëllim bisedimin për shanset për të sulmuar Iranin. Të shtunën (13 prill), Irani përdori dronë, raketa balistike dhe raketa lundruese për të sulmuar Izraelin, duke ngjallur menjëherë reagime në botë dhe kërkesën e lidervë botërorë për të mos e vazhduar sulmin.

Netanyahu në telashe/ Opozita e akuzon për sulmin iranian

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryeministri Benjamin Netanyahu mund të jetë në telashe, pasi protesta po zhvillohen në Tel Aviv, si dhe lideri i opozitës, Yair Lapid, po e akuzon atë dhe qeverinë e tij për sulmin e Iranit. Lapid e cilëson si “një rrezik potencial për Izraelin”.

“Isha në Washington javën e kaluar dhe u takova me të gjithë administratën. Ata janë të tronditur nga kjo qeveri; nga mungesa e përgjegjësisë, nga mungesa e profesionalizmit, nga menaxhimi i keq”, u shpreh ai para gazetarëve, duke vijuar: “Si miqtë, ashtu edhe armiqtë e Izraelit, nuhasin dobësi nga administrata aktuale”.

Ç’do të ndodhë më Lojërat Olimpike?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike, e cila sipas planit fillestar do të zhvillohet afër lumit të Senës, mund të zhvendoset në stadimun e Francës, për të zvogëluar rrezikun për sulme terroriste. Franca është ndër vendet që rrezikon të sulmohet në prag të këtij eventi të rëndësishëm, i cili pritet të tërheqë një numër shumë të lartë turistësh.

“Ka një operacion sigurie të paprecedent. Franca nuk ka angazhuar kurrë kaq shumë burime për sigurinë. Kam besim se forcat e rendit të vendit tonë do të garantojnë sigurinë e lojërave”, tha , president i komitetit organizativ, Tony Estanguet./Anabelmagazine/

Read Previous

Szunyog: Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës

Read Next

Mbi 23 mijë adresa IP të cenueshme, rrezik për sulme kibernetike