Mashtruan me kriptovaluta përmes rrjeteve sociale, ngritet aktakuzë kundër katër personave

CARDIFF, WALES – MAY 04: A visual representation of the digital cryptocurrency, Bitcoin on May 4, 2018 in Cardiff, Wales. Cryptocurrencies including Bitcoin, Ethereum, and Litecoin saw unprecedented growth in 2017. Bitcoin works without a central bank – instead using a network of peer-to-peer nodes that verify transactions which are recorded in a ledger called a blockchain.(Photo by Matthew Horwood/Getty Images)

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F. C., R. S., L. G. dhe E. S., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit duke filluar nga mesi i vitit 2020 e deri më 12 tetor 2022, duke vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë mashtruar të dëmtuarit, përmes komunikimit në forma të ndryshme dhe emra të rrejshëm përmes rrjeteve sociale.

“[Këta] kanë vënë në lajthitje kinse do të përfitonin shuma të mëdha të parave, me qëllim të investimit në kriptovaluta në një platformë të emëruar Green Skrill, ashtu që të dëmtuarit kanë vepruar në dëm të pasurisë së tyre, duke iu dhënë para kesh dhe duke iu dërguar shuma të ndryshme të parave në emër të pandehurve në institucionet mikrofinanciare, çka me këto veprime të pandehurit kanë realizuar përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, dhe atë në shumën e përgjithshme 304,539 mijë, me ç’rast të dëmtuarve iu kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm pasuror”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale “Mashtrim”.

Po ashtu, të pandehurit: F. C., në cilësinë e pronarit të biznesit, R. S., E. S. dhe L.G. në cilësinë e personave fizik, në vazhdimësi i janë shmangur tërësisht pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale.

“Nuk e kanë deklaruar tatimin që kërkohet me ligjin e Administratën Tatimore të Kosovës, çka me këto veprime i janë shmangur tatimit dhe kontributeve personale në vlerë prej 39,734.34 euro. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi’”, vijon njoftimi.

Në fund, prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, si dhe të pandehurit F. C., t’i vazhdohet masa e paraburgimit, pasi që ende nuk kanë pushuar shkaqet ligjore për qëndrimin e tij në paraburgim.

/Telegrafi/

Read Previous

KE i kërkon Gjermanisë të investojë më shumë në energjinë e ripërtërishme

Read Next

Turizmi në rritje, në janar-prill Shqipërinë e vizituan rreth 1.7 milionë të huaj