Maqedonci: Forcohet bashkëpunimi i mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Turqi ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Maqedonci, në një postim në Facebook, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e partneritetit në misione dhe operacione të përbashkëta.

Bëhet e ditur se të dy palët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në trajnim, zhvillim kapacitetesh dhe rritje të ndërveprueshmërisë ushtarake në funksion të paqes dhe sigurisë. /RTKlive

Read Previous

Kusari-Lila në Zvicër, prezanton prioritetet e vendit në zhvillim industrial

Read Next

Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar