Mandzukic e konfirmon largimin nga Milani

Mario Mandzukic of AC Milan reacts during the Serie A match at Giuseppe Meazza, Milan. Picture date: 23rd January 2021. Picture credit should read: Jonathan Moscrop/Sportimage PUBLICATIONxNOTxINxUK SPI-0857-0100

Mario Mandzukic largohet nga Milani pas aventurës gjashtë mujore.

“Rosonerët” nënshkruajtën me ish-reprezentuesin kroat në janar, por qendërsulmuesi dështoi që të japë ndonjë kontribut në “San Siro” dhe largohet pas gjashtë muajve.

Ai u shpreh i lumtur për mundësinë dhe e falënderoi klubin.

“Jam falënderues për klbuin dhe menaxhmentin që ma dhanë këtë mundësi. Jam i lumtur që ishim në gjendje ta kthenim këtë klub fantastik në Champions League. I uroj të gjithëve në klub gjitha të mirat në të ardhmen” – shkroi Mandzukic.

Ish-sulmuesi i Juventusit pati problem muskulare gjatë qëndrimit të tij te Milani dhe luajti vetëm 10 ndeshje që nga transferimi i tij në dimrin e kaluar. /eo/

Read Previous

130 studentë padisin Kolegjin Mbretëror të Artit

Read Next

Pagat në Shqipëri: Profesionet ku gratë u paguan më shumë se burrat