Manchester Unitedi fiton pas tri ndeshjeve

Manchester Unitedi ka fituar pas dy barazimeve e një disfatë në Premier Ligën angleze.

Të dielën në udhëtim te Crystal Palace, në ndeshjen e xhiros së 13-të, “djajtë e kuq” fituan me rezultatin 2:1.

Fitorja u arrit me përmbysje të rezultatit pasi vendësit shënuan të parët me Jean-Philippe Matetan. Sulmuesi francez realizoi nga penalltia në minutën e 36-të.

Por dy golat e pjesës së dytë, në minutat 54 dhe 63 nga Joshua Zirkzee dhe Mason Mount, ia siguruan fitoren mysafirëve. Në të dyja golat asistues ishte kapiteni Bruno Fernandes.

Unitedi pas 13 ndeshjeve të luajtura ka 21 pikë, një më shumë se Crystal Palace./koha.net

Read Previous

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong

Read Next

Gjermania me plan sekret lufte – u hartua nga 12 oficerë të lartë, gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus