Llapi i kënaqur me pikën e fituar ndaj Trepçës ’89

Llapi ka barazuar 3-3 me Trepçë ’89 në kuadër të javës së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndihmëstrajneri i Llapit, Fidaim Haxhiu deklaroi pas ndeshjes e pika e fituar ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë ishte shumë e suksesshme.

Ai e zëvendëosi trajnerin Tahir Batatina, pasi mungoi shkaku i rastit të vdekjes në familjen Batatina.

Haxhiu tha se ata kanë pasur një javë të rëndë, duke ditur për rastin që ishte në familjen Batatina.

Sa i përket ndeshjes, ndihmëstrajneri ka thënë se ata ishin këmbëngulës për pikët e plota, mirëpo nuk ia dolën në fund.

Ata u ndanin të kënaqur edhe me një pikë, derisa vazhdojnë të luftojnë për kreun e tabelës.

/Telegrafi/

Read Previous

​Osmani: Nëse dikush dëmtohet nga Ballkani i Hapur, ne s’do të jemi pjesë e nismës

Read Next

Memorandumi që shqiptarët u dërguan delegatëve të fuqive të mëdha në Konferencën e Paqes në Hagë