GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Frenkie de Jong pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit dhe shumë klube evropiane janë vënë pas tij.
Liverpool thuhet se po shikon mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, si një zëvendësues të mundshëm të Ryan Gravenberch , i cili është lidhur me një kalim te Real Madrid.
Liverpool e sheh De Jong si një shtesë ideale për mesfushën e tyre, pasi synon të mbetet konkurrues në futbollin evropian.
Përvoja dhe fleksibiliteti taktik i De Jongut kanë tërhequr vëmendjen e menaxherit Arne Slot, i cili dëshiron të forcojë skuadrën e tij.
Gjiganti anglez po eksploron alternativa pasi raportet e lidhin Gravenberch me një kalim te Real Madrid.
Megjithatë, Barcelona nuk ka gjasa të lejoj largimin e mesfushorit për një çmim të ulët, pasi duan që të fitojnë nga shitja e tij.
Kontrata aktuale e Frenkie de Jong është deri në vitin 2026, derisa janë duke vazhduar diskutimet mes agjentit të lojtarit dhe klubit për një marrëveshje të re. /Telegrafi/