Limaj për Bashën: Ka fyer dhe shtrembëruar vendin e vet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas publikimit të punimit shkencor të kryeparlamentarit Dimal Basha, ku përmendet në mënyrë kritike UÇK-ja.

Ai ka thënë se artikulli është i papranueshëm dhe cenon rëndë vendin dhe popullin e Kosovës.

“Ai është një punim shkencor që shërben për studentë, profesorë, prokurorë, gjyqtarë, propagandistë. Është një hulumtim shkencor, i bazuar dhe i publikuar nga dy autorë. Më vjen shumë keq që një shqiptar, për të publikuar një punim shkencor, ka fyer, ofenduar, rrënuar dhe shtrembëruar vendin dhe popullin e vet. Kjo është shumë serioze, serioze është edhe natyra e artikullit”, tha Limaj. /GazetaSinjali/

Read Previous

Avdyli: Bllokimi i Kuvendit për Slavko Simiqin është i pakuptimtë

Read Next

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, Mourinho: Benfica e meritoi, nuk më pëlqen të gjej justifikime