Limaj: Do ta ftoj Kurtin për kafe javën e ardhshme

Pas dështimit të seancës së 45-të me radhë në tentativë për ta bërë Kuvendin funksional, Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka marrë ende asnjë ftesë për të diskutuar për ndonjë rrugëdalje. Limaj ka paralajmëruar se do të jetë ai iniciator i një takimi me Kurtin.

”Neve askush nuk na ka ftuar për ndonjë ide tjetër, nëse na ftojmë jemi të gatshëm për ta trajtuar nëse ndihmon drejt një zgjidhje. Momenti është krijimi i institucioneve, jo për spektakël. Kemi me vazhdu me pas takime, kryeministrin nëse nuk gaboj është në Bosnjë, kam ndërmend edhe unë me ftua me pi kafe – kështu me tentu që të gjejmë zgjidhje”, tha Limaj.

Read Previous

Bahtiri: Urat po ndërtohen, nuk mundet askush me i ndal

Read Next

KQZ: Ndërrimi i qendrës së votimit bëhet me ndryshim të adresës