Lija e majmunëve, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se po përcjell me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve.

IKShPk ka njoftuar se në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket Lisë së Majmunëve.

Më poshtë keni njoftimin e plot të MSh-së:

Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se po përcjell me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve, që nga paraqitja e rasteve të para jashtë kontinentit të Afrikës, në SHBA, Evropë dhe Izrael, me mbi 100 raste të raportuara deri më tani. IKSHPK njofton se në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket Lisë së Majmunëve.Po ashtu, IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve, i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend, dhe do të përditësohet me të dhënat e reja. Ju njoftojmë se jemi në komunikim t vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë.Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHP njofton se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera.IKSHPK në vazhdimësi po monitoron nga afër situatën epidemiologjike në shtetet e rajonit dhe në botë, dhe konform situatës do të njoftoheni menjëherë në kohë reale. Disa informacione për lijën e majmunëve: • Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae;• Lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera;• Lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore; • Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%;• Lija e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin;• Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati;• Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda; • Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve;• Një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunëve.

Read Previous

Hotel 12 hap konkurs pune në dy pozita

Read Next

Zelensky zbulon planin për rindërtimin e Ukrainës