Liburn shënon fitore të thellë, mposht FC “Rahoveci 2019” me rezultat 2-11

Mbrëmë në palestrën e re sportive në Rahovec është zhvilluar xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në futsall ndërmjet klubit të sapo inkuadruar në Superligë Rahoveci 2019 dhe Liburnit.

Liburni që nga fillimi i takimit e deri në fund e dominoi ndeshjen duke realizuar fitore me rezultat të thellë 2-11 , epërsinë e tregoi qysh në pjesën e parë të cilën e mbylli me rezultat e  0-5.

Golat për Liburnin i realizuan: Ramadan Alaj me 3 gola, Arbër Dobroshi dhe Drilon Maxharraj me nga 2 gola dhe nga 1 golë Halim Selmanaj, Elton Maxharraj, Jon Krasniqi dhe 1 autogol.

Pas dy xhirove të zhvilluara skuadra gjakovare Liburni mban primatin në tabelë me 6 pikë të tubuara me 2 fitore, 0 barazime dhe 0 humbje me golëvarazh 17-6 me plus 11 gola dallim.

Në javën e tretë Liburni mirëpret në Gjakovë klubin Malisheva.

Read Previous

ME ELDITËN – Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Read Next

Raporti i spitalit “Isa Grezda”