Latifi për Samitin e BE-së në Tiranë: Po fillon epoka e vlerësimit të merituar

(Foto: Ekonomia Online)

Shqipëria po mirëpret liderët evropianë në Samitin e Bashkimit Evropian/Ballkanit Perëndimor që për herë të parë mbahet në një shtet të Ballkanit.

Filozofi dhe profesori universitar, Blerim Latifi, e ka quajtur si një ndarje epokash këtë ditë – ku përfundon ajo e nënçmimit evropian dhe fillon e vlerësimit.

“Në tridhjetë vitet e fundit, që nga rënia e komunizmit, nuk ka një vend tjetër në Evropë që është dëshmuar më konstruktiv, më bashkëpunues e më paqësor se Shqipëria. Kjo politikë, në kush e di sa raste, nuk është vlerësuar nga Bashkimi Europian”, shkruan Latifi në Facebook.

“Përkundrazi, është nënçmuar dhe për pasojë Shqipëria vazhdimisht është lënë prapa derës”.

“Sot liderët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian kanë zbritur në Tiranë për të zhvilluar një samit të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor”, kujton faktin e rëndësishëm Latifi.

“Mbase kjo ngjarje, shumë e rëndësishme për Shqipërinë, shënon edhe fundin e epokës së nënçmimit të saj nga BE-ja dhe fillimin e një epoke tjetër të vlerësimit të merituar, të cilën Shqipëria e ka merituar para shumë vendeve të tjera të Ballkanit, sidomos para Serbisë”, përfundoi Latifi.

/Albanianpost.com

Read Previous

Kina në kaos – Apple me plane të reja për zhvendosjen e prodhimit të iPhone

Read Next

Macron: Moment mjaft i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor