Lakers eliminohen me turp nga OKC

Oklahoma City Thunder i mposhti Los Angeles Lakers me rezultatin 4-0 në seri dhe u kualifikua në finalen e Play-Off të Konferencës Perëndimore.

Pas fitoreve rutinë në tre ndeshjet e para (108:90 dhe 125:107 në Oklahoma dhe 131:108 në Los Angeles), në ndeshjen e katërt që u luajt në Los Angeles, pamë një fund emocionues në të cilin Thunder fitoi me rezultatin 115:110 dhe kaloi tutje.

Në minutën e fundit, rezultati ishte 109:108 për Oklahomën, pas së cilës Marcus Smart bëri dy gjuajtje për t’i dhënë Lakers avantazhin 110:109.

Megjithatë, që nga ai moment deri në fund të ndeshjes, Lakers nuk shënuan asnjë pikë, dhe për Thunder, Chet Holmgren shënoi me një ngulje topi, dhe Shai Gilgeous-Alexander dhe Ajay Mitchell shënuan nga dy herë secili nga vija e gjuajtjeve të lira.

Gilgeous-Alexander udhëhoqi Oklahomën me 35 pikë dhe 8 asistime, ndërsa në anën tjetër LeBron James ishte më i miri me 24 pikë dhe 12 ribaunde.

Në finale OKC do të pres fituesin e duelit San Antonio Spurs – Minnesota Timberwolves. /Telegrafi/

Read Previous

Zyrtari i OKB : Miliona njerëz mund të përballen me krizë të madhe humanitare nëse ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

Read Next

SHBA-ja lëshon 53 milionë fuçi naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës