Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
FC Ballkani mbeti pa trajner, pasi dje Artim Pollozhani dha dorëheqje nga ky post, menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, ku u mposht nga Rilindja 1974, ekipi i Ligës së Parë, në penallti me rezultatin 10:9.
Dëshpërimi ishte i madh, teksa trajneri mori përgjegjësitë dhe dha dorëheqje, gjë që u pranua nga drejtuesit e Ballkanit.
E klubi i madh kosovar nuk ka humbur shumë kohë dhe duket se e ka gjetur trajnerin e ri, i cili do jetë Orges Shehi nga Shqipëria.
Kush është Orges Shehi dhe cilat janë statistikat e tij?
Shehi është një ish lojtar, tanimë trajner shumë i respektuar në Shqipëri, që ka arritur suksese të mëdha në nivel shtetëror.
Piku i karrierës së Orges Shehit ishte me Tiranën, ku si trajner i ekipit bardheblu arriti të triumfonte në kampionat e Superkupën e Shqipërisë.
Shehi poashtu triumfoi në Superkupë me skuadrën e Skenderbeut. 47 vjeçari gjithashtu u shpall dy herë “Trajneri i vitit” në Shqipëri.
Formacioni i tij i preferuar është 4-2-3-1.
Si trajner ai ka udhëhequr Skenderbeun, Tiranën, Kukësin e Partizanit.
/GazetaBlic Sport/