Kush do të jenë kandidatët nga partitë politike për kryetar të komunës së Gjakovës?

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Në komunën e Gjakovës partia e parë që ka shpallur zyrtarisht kandidaturën është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nga ky subjekt në zgjedhjet lokale të tetorit do të kandidojë edhe për një mandat Ardian Gjini i cili njëherit është edhe kryetar i degës dhe kryetar aktual i komunës. Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje janë shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetarë komunash. Për Gjakovën janë kandidatë të cilët pas konsultimeve të kryesisë së LVV ky numër do të redukohet. Në mesin e këtyre kandidatëve është edhe kryeyari i degës në Gjakovë Agon Batusha.

Ndërsa nga radhët e partisë Socialdemokrate do të kandidojë Fazli Hoxha njëherësh kryetar i këtij subjekti në Gjakovë.

Mediumi ynë është interesuar të marrë pronocime edhe nga përfaqësuesit e degëve të partive të tjera politike të komunës së Gjakovës. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë Hajdar Beqa përmes telefonit ka theksuar se janë tre kandidat emrat e të cilëve janë dërguar në qendër mirëpo që ende nuk dihet se kush do të jetë kandidati potencial por shumë shpejt do të merret një vendim nga kryesia e PDK-së. Nga Lidhja Demkoratike e Kosovës kanë thënë se ende nuk kanë definuar kandidatin apo kandidaten për kryetar të komunës, por që janë në bisedime. Kurse nga subjekti politik Alternativa kanë thënë për Tv Syri se brenda pak ditësh do të bëhet publike se kush do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Njëjtë janë shprehur edhe përfaqësues të Partisë Shqiptare Demokristiane të cilët kanë thënë se pas konsultimeve që janë duke i zhvilluar do të shpallin kandidaturën.

Read Previous

Ibrahim Kodra, piktori legjendar me origjinë shqiptare i adoptuar nga Mbreti Zog

Read Next

Për pushime të përsosura, ja propozimet