Kurti takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Me z. Wigemark, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.

Ai u informua nga z. Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX. /EO

Read Previous

Kurti skeptik se në Ohër do të nënshkruhet marrëveshje me Serbinë

Read Next

Inflacioni ul pagat minimale në shumë vende të BE-së