Kurti takohet me Hyland, e falënderon për dedikimin e tij të gjatë ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësi i fushatës së tij presidenciale.

Kurti e falënderoi Hyland për dedikimin e tij të gjatë ndaj Kosovës dhe paqes së qëndrueshme në rajon, duke qenë edhe një nga personat e parë që e solli çështjen e Kosovës në vëmendjen e atë kohë presidentit të Amerikës, Bill Clinton.

Me Hyland, Kurti foli për rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dhe raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në rrafshin e zhvillimit ekomomik nëpërmjet investimeve potenciale të investitorëve amerikanë në Kosovë dhe në atë të sigurisë dhe paqes në Ballkan për shkak të rreziqeve që agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës mund të paraqes për rajonin.

Këto dyja ishin edhe fokusi kryesor i vizitës sime në ShBA dhe do të vazhdojnë të jenë prioritete tona, u shpreh Kurti.

/KlanKosova/

Read Previous

​Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Read Next

San Basile arbëresh, fshati që ruan traditat e vendit të origjinës