Kurti pas takimit me sekretaren britanike: U pajtuam për të sfiduar ndikimin keqdashës në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë është takuar me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Kurti ka thënë se me Truss janë pajtuar për të ndërmarrë veprime shtesë kundër pushtimit rus në Ukrainë dhe për të sfiduar ndikimin keqdashës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kënaqësi të takohem me sekretaren Liz Truss. Ranë dakord për domosdoshmërinë për të ndërmarrë veprime shtesë kundër pushtimit të paligjshëm rus të Ukrainës dhe për të sfiduar ndikimin keqdashës në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Ne do të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë dypalësh”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Britani të Madhe të hënën.

Gjatë së martës, ai është pritur në takim edhe nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të sigurisë.

/Telegrafi/

Read Previous

Ministri i jashtëm grek sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Bislimin

Read Next

Komisioni për energjinë sot përpilon listën e dëshmtarëve për intervistim