Komisioni për energjinë sot përpilon listën e dëshmtarëve për intervistim

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot do të bëjë përpilimin e listës së dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.

Kjo në kuadër të mbledhjes që do të fillojë nga ora 14:00.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 01.06.2022;
  3. Përpilimi i listës se dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim;
  4. Shqyrtimi i propozimeve për ekspertë;
  5. Të ndryshme;

Ky Komision është formuar më 5 maj të këtij viti për hetimin e procesit të energjisë në vend që nga viti 2006 deri në vitin 2022.

/KlanKosova/

Read Previous

Kurti pas takimit me sekretaren britanike: U pajtuam për të sfiduar ndikimin keqdashës në rajon

Read Next

Latifi sot do të raportojë para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale