Kurti ka takuar studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka prezantuar të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës, sidomos progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit.

Kurti para rreth 90 studentëve ndërkombëtar që vijojnë studimet master për drejtat e njeriut dhe demokratizim.

Kryeministri Kurti nuk la pa theksuar arritjet e Qeverisë dhe për reformat e filluara, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për politikën e jashtme dhe synimet e Republikës së Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare.

“Kryeministri Kurti prezantoi të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës, sidomos progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit. Para rreth 90 studentëve ndërkombëtarë që vijojnë studimet master për të drejtat e njeriut dhe demokratizim, ai foli për arritjet e qeverisë dhe për reformat e filluara, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për politikën e jashtme dhe synimet e Republikës së Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Kurti bashkëbisedoi me studentët dhe profesorët e pranishëm, të cilët parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin mbi pikat e Programit të Qeverisë, që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut, si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit. Studentët dhe profesorët e pranishëm falënderuan kryeministrin Kurti për këtë diskutim.

/Dukagjini/

Read Previous

Qasja në “Incognito” të Chrome në Android tani mund të kërkojë gjurmën tuaj të gishtit

Read Next

Dy policë janë goditur me thikë në qendër të Londrës