Kurti: Do të hartohet Ligji për paga, do t’u bëhet zgjidhje problemeve thelbësore

Kryeministri Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria do të hartojë Ligjin për Paga me të cilin do t’u bëhet zgjidhje problemeve thelbësore të pagave.

Kurti tha se nën udhëheqjen e tij janë ulur shpenzimet qeveritare dhe janë rritur të hyrat.

“Hartimi i këtij ligji nuk është i lehtë dhe jemi të vetëdijshëm që ajo që nuk u bë për 22 vite nuk duhet të bëhet me nguti. Ligjin për pagat do ta bëjmë, do ta bëjmë ligj që zgjidh problemet thelbësore të pagave. Qeveria është e përkushtuar që t’i japë fund vendimeve ad hoc të ministrave dhe të drejtorëve të agjencive sipas preferencave dhe lidhjeve familjare. Me të marrë mandatin ne kaluam nga një kabinet me 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, në një kabinet minimalist. Kemi ulur shpenzimet qeveritare, janë rritur të hyrat”.

“Tash e 22 vite në Kosovë mospunën e një grupi janë munduar ta fshehin me rekrutime shtesë e shtesa të ndryshme që janë përdorur për të rehatuar miq e familjarë. Me ligjin e ri krahas përcaktimit të pagës bazë, kompensimeve e shpërblimeve do të përcaktohen edhe llojet e shtesave. Duke mos lejuar që dy kolegë në të njëjtën zyre për të njëjtën punë të paguhen ndryshe dhe të marrin shtesa në mënyrë të pajustifikuar”.

/KlanKosova/

Read Previous

​Kusari-Lila: Projektligji për paga nuk duhet të diskutohet nën presion dhe me kushtëzime

Read Next

Ministria e Bujqësisë e nis vitin 2022 me zero borxhe dhe me 11 milionë euro buxhet shtesë