Kurti bisedë telefonike me Scholz, pret përkrahjen e Gjermanisë për KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në të cilën ai thotë se shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën.

Gjithashtu, ai përmes një shkrimi në “X” është shprehur se shpreson që Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, njofton Klankosova.tv.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE”, është shprehur ai./Klankosova.tv

Read Previous

Të enjten Kuvendi mban seancë

Read Next

​Silva i jep lamtumirën Chelseat